Wednesday, April 24, 2024

Korabi fiton finalen e “Play Off”, dibranët mundin Flamurtarin dhe janë një ndeshje larg Superligës

Lexo

FLAMURTARI-KORABI 1-2 (81′ Kondaj /  45′, 90’+11′ Keko)

Korabi ka fituar në finalen e “Play Off” ndaj Flamurtarit në “Arenën e Demave” me rezultatin 1-2, duke shkuar kështu vetëm një ndeshje larg ngjitjes në Superiore. Dibranët do të ndeshen ndaj skuadrës së 8-të të Superiores, ndërsa vlonjatët mbeten në Kategorinë e Parë.

Vlonjatët e nisën mirë ndeshjen, me De Olivieran që kërcënoi portën rivale, por vetëm kaq. Në minutën e 22-të, të besuarit e Diego Longos pretentuan për penallti pas prekjes me dorë të Paplekaj por arbitri Xhaja nuk ndau të njëjtin mendim. Djemtë e Kumbarcces festuan në minutën e 45-të, kur Keko zhbllokoi takimin pas një lëvizje të bukur.

Në pjesën e dytë, Flamurtari ushtroi më shumë presion, por dibranët ishin mirë të vendosur në prapavijë, duke mos lënë aspak hapësira.

Në minutën e 60-të, Beshiraj mund të mbyllte një herë e mirë llogaritë, por gaboi përpara porte, pasi gjuajtja ishte tejet e dobët. Minutat e fundit ishin mjaft emocionuese. Kondaj vendosi ekuilibrat përkohësisht, teksa Korabi riktheu gjithçka në favorin e vet në limite me golin e Kekos.

Tashmë me interes të madh pritet të mësohet se kush do pozicionohet në vendin e tetë në Superligë, ekip i cili do masë forcat me Korabin për një biletë në elitë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img