Marash Kumbulla ishte ylli i Serisë A te Verona dhe shihej si mbrojtësi me më shumë prespektivë në kampionatin italian. Debutimi te Roma ishte ndaj Juventusit, ku mbrojtësi shqiptar ishte një nga më të mirët e takimit. Por dëmtimet dhe infektimi nga COVID e ndryshoi disi Kumbullën, duke çaluar ndjeshëm në performancë.
Së fundmi mediat pranë klubit të Napolit kanë raportuar se Marash Kumbulla i është propozuar si kandidaturë edhe Napolit. Megjithatë trajneri Spaleti nuk është bindur nga futbollisti i Shqipërisë duke e refuzuar. Mbetet që të shihet si do të vazhdojë historia në merkaton e janarit mes Kumbullës dhe Murinjos.