Mbrojtësi kuqezi ka luajtur një ndeshje të plotë, të fituar me rezultatin 3-1 nga skuadra bardhekaltër
Në fazën e 16-shes të Kupës së Italisë, Lazio mundi 3-1 Napolin dhe kalon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e Inter-Udinese. Ritmi i lartë, gola dhe argëtim në Olimpico. Caprile priti një penallti të Zaccagni (20′), më pas Noslin merr përsipër situatën.
Tejet i frymëzuar dhe i ftohtë para portës, holandezi e vendosi ndeshjen me tre gola(32′, 41′, 50′), duke e bërë të kotë golin e momentit të Simeones (36′) në pjesën e parë.
Në këtë ndeshje, ndikuar nga dëmtimet e shumta, u përfshi në skuadër edhe mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj. Një ndeshje e plotë e luajtur nga ana e tij, duke bërë rolin e protagonistit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Ishte pjesëmarrës në aksionin ku u fitua penalltia e humbur më pas nga Zaccagni.