Kupa e Italisë, nga viti i ardhshëm do të ketë një rregull të ri

Dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Milan-Inter dhe Fiorentina-Juventus, do të jenë dy të fundit që do të luhen me rregullin e golit si mysafir.

“Il Messaggero”, shkruan që duke filluar nga sezoni i ardhshëm, me të njëjtin numër golash të shënuar në shtëpi dhe jashtë, ata që shënohen jashtë shtëpisë nuk do të vlejnë më dyfish.

Kështu ka vendosur Këshilli i Legës që u zhvillua të hënën. Prandaj Kupa e Italisë përshtatet me garat evropiane, të cilat tashmë këtë sezon ndryshuan rregullin që kishte qenë në fuqi që nga viti 1965.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu