Saturday, May 18, 2024

(Intervista) Pragndeshja, Skënderbeu-Vllaznia. Ish portjeri i famshëm shkodran Paulin Ndoja beson tek fitorja

Lexo

Ish portjeri i famshëm i Vllaznisë Paulin Ndoja, i cili prej shumë vitesh ishte pjesë e stafit kuqeblu në detyrën e trajnerit të portjerëve, e pret me shumë emocion ballafaqimin e së premtes, Skënderbeu-Vllaznia. Sipas tij, ndeshja është me të vertetë e vështirë për Vllazninë, pasi përballë do të ketë një Skënderbe që do të kërkojë patjetër pikët e mbijetesës, por nga ana tjetër ai beson në suksesin e Vllaznisë.

Jemi në prag të sfidës të javës 22 Skënderbeu-Vllaznia, një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat pasi Skënderbeu kërkon pikët e mbijetesës ndërsa Vllaznia kërkon pikët për titull. Cili është gjykimi juaj?

Është ndeshje e vështirë, por në këtë moment Kampionati ka hyrë në një pozicion mjaft komod. Për mendimin tim, Vllaznia nuk është ajo çfarë ka dhënë deri tani, Vllaznia është më e mirë dhe ka për të qenë më mirë. Pavarësisht që korçarët janë për mbijetesë, mendoj që Vllaznia do të fitojë.

Vllaznia vazhdon të jetë pretendente për titull edhe pse diferenca nuk është e vogël.

Në futboll kurrë nuk i dihet. Vllaznia e ka treguar veten që ka shkuar deri në finale, ka marrë edhe Kupën. Nuk e di opinionin e tjerëve, por unë i besoj shumë trajnerit. Është shumë i mirë dhe di si ta drejtojë skuadrën në këto momente të caktuara si ndeshja në Korçë.

Vllaznia luan në dy fronte, për Kupë dhe Kampionat, ku mendoni që do të jetë më afër për në Europë?

Mendoj që në Kupë është më afër fitimit të trofeut, por edhe në Kampioant e ka disi më të lehtë të hyjë në katërshen e pare që është edhe zona europiane.

Tirana ka filluar të lëshojë pikë, këtë javë luan me Laçin që e ndjek me tre pikë më pak, një fitore e të cilit e rihapë edhe më tepër kampionatin.

Është e vërtetë. Laçi e ka rimarrë veten dhe është shumë serioz këtë periudhë, por Tirana ka më shumë eksperiencë.

Kthehemi përsëri tek Vllaznia, duke qenë që jeni ekspert i portës, diçka për lojën e portierëve të Vllaznisë, për titullarin Zogoviç dhe kolegët e tij Qarri dhe Shkoza që janë rivalët e tij në stol.

Unë duhet të flas pak me rezerva sepse ato dy janë portierët e mi, por pa bërë vlerësime dhe nënvlerësime për asnjërin, unë kisha kërkuar nga trajneri që Qarri të ishtë më afër skuadrës. Ky është mendimi im, nuk e di mendimin e trajnerit dhe nuk mund të nderhyj, por sipas meje Qarri ka pasur mundësi të ishtë më para tek ekipi. Ndërsa, Shkoza ka shkuar pak më vonë sepse ka pasur edhe dëmtime, por të dy janë shumë të mirë. Kanë qenë me mua që 13 vjeç.

Ju faleminderit!

Faleminderit ju!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img