Kupa e Shqipërisë-Mbyllen ndeshjet e fazës 1/16. Besa, Elbasani, Apolonia, Bylis, Erzeni, Kastrioti, Kukësi, Vora, vazhdojnë garën

Kanë përfunduar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe janë përcaktuar 8 skuadrat që janë kualifikuar për në fazën e 1/8-ve të finales së turneut të dytë më të rëndësishëm në vend.

Duelin direkt mes dy “superfuqive” të Kategorisë së Parë e fiton Besa, që eliminon Flamurtarin nga Kupa e Shqipërisë.

Nuk ka surpriza në sfidat e tjera, pasi kualifikohen më tej skuadrat që konsideroheshin favorite.

Elbasani ka fituar 2-1 me përmbysje përballë Ilirisë. Edhe Vora fiton me përmbysje 3-1 përballë Orikut. Bylisi mposht në shtëpi 3-1 Luzin. Me të njëjtin rezultat (3-1) Apolonia fiton përballë Burrelit.

Erzeni mposht 2-1 Valbonën, Kukësi fiton 2-1 përballë Pogradecit, ndërsa Kastrioti fiton 4-1 në Peshkopi përballë Korabit vendas.

Besa ka fituar 1-0 në Vlorë përballë Flamurtarit dhe kualifikohet për në fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Shqipërisë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Kupës së Shqipërisë, faza 1/16

Elbasani-Iliria  2-1

Apolonia-Burreli 3-1

Bylis-Luzi 2008 3-1

Flamurtari-Besa 1-2

Erzeni-Valbona  2-1

Korabi-Kastrioti  1-4

Kukësi-Pogradeci  2-1

Vora-Oriku   3-1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu