Ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen në mesjavë, më 10 dhe 11 shkurt. Ky është vendimi i marrë nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Të martën e 10 shkurtit, në program janë dy ndeshje, ato Bylis-Vllaznia dhe Teuta-Egnatia.
Sfida mes Bylisit dhe Vllaznisë do të luhet në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit duke filluar nga ora 13:30, ndërsa e dyta e kësaj dite, Teuta-Egnatia, do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit prej orës 16:30.
Dy takimet e tjera çerekfinale, janë përcaktuar të luhet të mërkurën e 11 shkurtit. Tirana-Dinamo City, ora 13:30, në stadiumin “Selman Stermasi” dhe AF Elbasani-Partizani, ora 16:30, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kalendari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës sëe Shqipërisë
Bylis-Vllaznia, 10.02.2026 13:30 stadiumi “Adush Muçaj”
Teuta-Egnatia, 10.02.2026 16:30 stadiumi “Niko Dovana”
Tirana-Dinamo City, 11.02.2026 13:30 stadiumi “Selman Stermasi”
AF Elbasani-Partizani, 11.02.2026 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”



