Kupa e Shqipërisë për vajza nisi këtë të martë me tre ndeshje interesante, ku Gramshi, Kinostudio dhe Tirana shënuan fitoret e para në grupet përkatëse.
Në Grupin A, Gramshi mposhti Partizanin me rezultatin e pastër 2-0. Ndërkohë, në Grupin B, Kinostudio dominoi Laçin me një fitore spektakolare 6-1, në një ndeshje që dhuroi jo vetëm gola, por emocione.
Nga ana tjetër, Tirana shkëlqeu në Grupin C, duke fituar bindshëm 5-0 kundër Lushnjes.
Ndeshjet e ardhshme për grupet do të zhvillohen më 2 dhe 9 shkurt 2025, duke premtuar më shumë emocione dhe spektakël në Kupën e Shqipërisë.
Rezultatet e ndeshjeve të para:
Grupi A: Gramshi 2–0 Partizani
Grupi B: Kinostudio 6–1 Laçi
Grupi C: Tirana 5–0 Lushnja
Fatos LAMAJ