Kanë përfunduar 3 sfidat e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
Partizani shkon në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. “Demat” kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e Apolonisë së Fierit me rezultatin e pastër 2-0. Të dy golat për të kuqtë u shënuan nga Albers Keko.
Në krahun tjetër, Vllaznia triufmoi minimalisht 1-0 me Besën e Kavajës. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Çoba në minutën e 113-të.
Ndërsa në ndeshjen e Durrësit, Teuta u mposht nga Elbasani me rezultatin 0-2. Golat për verdheblutë u shënuan nga Tsague në mintuën e 98-të dhe Lleshi në të 113-tën.
Rezultatet e ndeshjeve:
Vllaznia 1 – 0 Besa (Çoba 108′)
Teuta 0 – 2 Elbasani (Tsague 98′, Lleshi 113′)
Partizani 2 – 0 Apolonia (Keko 48′, 66′)