Kupa e Shqipërisë edicioni 2024-02025, luan sot dhe nesër ndeshjet e turit 1/8, ku sipas formulës së FSHF-së, ky tur do të jetë me vetëm një takim, ku skuadra fituese kualifikohet në gjysmëfinale.
Sot, në program janë dy ndeshjet e para, Laçi – Kukësi dhe Tirana – Bylis, përballjet e të cilave do të jenë në Laç dhe Vorë duke nisur nga orëa 13:00.
Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia – Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City – Erzeni. Trer takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta – AF Elbasani. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë.
Sa i përket çiftit Skënderbeu-Vora, Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.
Kalendari i ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë 1/8
Sot
Laçi-Kukësi 13:00
Tirana-Bylis 13:00
Nesër
Egnatia-Kastrioti 13:00
Dinamo City – Erzeni 13:30
Teuta – AF Elbasani 17:00
Vllaznia-Besa 17:00
Partizani-Apolonia 17:00
Skënderbeu-Vora 13:00