Ballina Futboll Kupa e Shqipërisë-Sot, luhen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve: Vllaznia-Bylis(16:30) dhe...

Kupa e Shqipërisë-Sot, luhen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve: Vllaznia-Bylis(16:30) dhe Partizani-Elbasani(16:30), Dinamo-Tirana(19:30), Egnatia-Teuta(19:30)

Kupa e Shqipërisë, luan sot dy nga katër ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur prej orës 16:30 luhet takimi Vllaznia-Bylis. Kuqeblutë, vijnë në këtë ballafaqim pas fitores së ndeshjes së parë në luajtur në Ballsh me rezultatin 1-0.

Në të njëjtën orë, 16:30, duelin e stadiumit “Loro Boriçi”, në stadiumin “Arena e DSemave” në kryeqytet luhet ndeshja e dytë mes çiftit, Partizani-Elbasani. Ashtu si shkodranët edhe të kuqtë e Partizanit kanë dalë fitues në ndeshjen e parë të transfertës të luajtur në “Elbasan Arena” me rezultatin 1 me 0.

Kupa e Shqipërisë vijon po sot me dy ndeshjet e tjera do të luhen në orën 19:30. Egnatia pret Teutën në shtëpi, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”, duke u afruar kështu te gjysmëfinalet.

Ndërsa Dinamo City do të përballet me Tiranën në stadiumin “Air Albania”. Blutë e Dinamos kanë bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin pas fitores 2-0 në takimin e parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu