Monday, February 3, 2025

Kupa e Shqipërisë-Të mërkurën e 5 shkurtit katër sfidat çerekfinale: AF Elbasani – Vllaznia, Bylis – Egnatia, Laçi – Partizani, Dinamo City – Skënderbeu

Lexo

Kampionati i Abissnet Superiore mbylli të shtunën javën e 23-të, ndërkohë që e 24-tra luhet në fundjavë. Por, më përpara, në mesjavë, të mërkurën, FSHF ka programuar të luhen ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë 2024/2025.

Nëse turet e mëparshme ka qënë vetëm një ndeshje direkte mes dy skuadrave për të siguruar kualifikimin, nga ky tur, rregullorja përmban dy takime, vajtje dhe ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.

Katër çiftet çerekfinaliste të këtij turi janë:

AF Elbasani – Vllaznia

Bylis – Egnatia

Laçi – Partizani

Dinamo City – Skënderbeu

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img