Kupa e Shqipërisë. Tiranë-Rrogozhinë, aksi i nxehtë i dy gjysmëfinaleve Dinamo-Vllaznia dhe Egnatia-Elbasani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Luhen sot (18:00) dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që transmetohet në RTSH. Në stadiumin “Air Albania” Dinamo pret Vllazninë, kurse në Rrogozhinë Egnatia përballet me Elbasanin.

Parashikohen dy ndeshje mjaft delikate, që vijnë në një moment kulmor të sezonit, me 4 skuadrat të përfshira edhe në ethet e titullit apo të ‘Final 4’. Kualifikimi për në finale vendoset me dy ndeshje dhe sot këto skuadra, sidomos ato që luajnë në fushën e tyre, do të mundohen të hedhin një hap përpara.

Më e interesuar për momentin për Kupën është Dinamo, që në kampionat mban vendin e 5-të dhe është jashtë ‘Final 4’. Blutë kryeqytetas janë mbajtësit në fuqi të trofeut. Ata do të kërkojnë me të gjitha mundësitë të përsërisin suksesin e sezonit të shkuar, jo vetëm për të fituar një trofe, por edhe për të siguruar Europën.

Trajneri Ilir Daja pritet të bëjë pak ndryshime sot në raport me ekipin që mundi Elbasanin pak ditë më parë po në “Air Albania”. Klevi Qefalija është jashtë skuadre për dëmtim, por edhe Bernard Berisha mund të mos luajë për të njëjtën arsye.

Mungesa pritet të ketë edhe Vllaznia, ku veç Kastratit të dë mtuar prej kohesh, probleme fizike kanë pasur edhe mesfushori Ardit Krymi e mbrojtësi Melos Bajrami.

Në Rrogozhinë kanë të njëjtin objektiv, me Egnatian që do sërish finalen e Kupës dhe pse jo fitimin e saj. Rrogozhinasit në këtë moment mund të kenë një kontigjent lojtarësh më të plotë se Elbasani, edhe pse do të vuajnë sërish mungesë e kapitenit Albano Aleksi, i pezulluar nga Disiplina. Mungon gjithashtu trajneri Edlir Tetova, edhe ai për shkak të dënimit nga Disiplina.

Elbasanasit kanë në krahun e tyre statistikat e këtij sezoni, ku nuk janë mundur asnjëherë nga Egnatia në 4 ndeshje. Në letër favoritë mund të jenë rrogozhinasit, të cilët do të kenë mbështetjen e tifozëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img