I ndarë në tre ditë, turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka fiksuar ekipet e kualifikuara, të cilat do të vazhdojnë betejen për turin e ardhshëm çerekfinal. Nga dy ekipet e Vllaznisë që konkuruan në turin e parë, Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi është kualifikuar duke eleminuar me penallti ekipin e Shoqatës Shpresa, ndërkohë që Vlllaznia U-19 me trajner Vioresin Sinani është eleminuar me penallti nga Bylis. Në turin e parë të Kupës së Shqipërisë konkuroi edhe KF Shkodra U-17 me trajner Arbion Koplikun dhe është eleminuar nga Apolonia me rezultatin 1-2.
Bazuar në rezultatet e Turit të parë, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19, sipas skemës së paracaktuar tashmë të këtij turneu. Për ekipin e 17 vjeçarëve kuqeblu shorti ka qënë i pamëshirshëm pasi e ka përballur direkt në turin e dytë çerekfinal me kryesuesin e kampionatit, ekipin Internacional Tirana.
ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-17
Durrësi 04 – Tirana
Internacional- Vllaznia
Apolonia- Brians
Football Republic -Teuta
ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-19
Partizani- Akademia e Futbollit
Bylis – Internacional
Tirana – Shkëndija Tiranë
Football Republic – Besa