Veteranët e Vllaznisë, Flamurtarit, Kombëtares dhe Michigan(SHBA), janë pjesë e Kupës “Miqësia” në futboll, aktivitet i cili organizohet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Yjet e futbollit shkodran, atij vlonjat dhe të kombëtares kuqezi janë ndeshur edhe herë të tjera në stadiumin e Shkodrës, por e veçanta e kësaj kupe ka të bëjë me pjesëmarrjen e një ekipi veteranësh të futbollit që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kryesisht nga Michigani, aty ku jetojë ish futbollistët e Vllaznisë, Edmond Zejnuni, Seit Çanga, Gaspër Ndoja, Luan Zmijani, etj, por që këtë radhë në fushë do të jenë këto futbollistë veteranë: Edmond Zejnuni, Kanto Lulaj, Tonin Kalaj, Blerim Lumaj, Arben Lumaj, Ylli Sufaj, Ferdinand Lumaj, Genci Çela, Nike Camaj, Shkelzen Ndreu, Ardit Dushkaj.
Sipas organizatorëve, në program janë për tu luajtur tre ndeshje me nga 20 minuta pjesa. Dy të parat janë në kuadrin e gjysmëfinaleve, ku sipas shortit të parët që do të paraqiten në fushën e lojës, janë veteranët e Vllaznisë dhe ato të Flamurtarit, ndeshje kjo e cila nis në orën 16:00.
Më pas, do të jetë dueli mes veteranëve vtë Kombëtares së Sh ipërisë dhe veteranëve të ekipit të Michiganit të SHBA-së.
Fituesit e këtyre dy deshjeve gjysmëfinale, do të përballen me njëra tjetrën në finale, për të përcaktuar ekipin fitues të Kupës “Miqësia 2025”.
Gaspër MARKU



