Saturday, July 27, 2024

Kupa “Nikolin Karroca”. Ish presidenti i Klubit Hanball-Vllaznia, përkujtohet me një trofe me rastin e katër vjetorit të ndarjes nga jeta

Lexo

Nikolin Karroca, ish sportisti kampion i Vllaznisë në Handball dhe më pas president i KH Vllaznisë, i ndarë nga jeta para kohe katër vite më pare në moshën 52 vjeçare do të përkujtohet këtë të dielë me një kupë me emrin e tij.

Në shenjë respekti dhe konsiderate për atë që ka dhënë për sportin e handballit shkodran e më gjërë, Shoqata e Handballit Vllaznia, kolegët e tij të fushës së sportit në bashkëpunim me familjen “Karroca” organizojnë për të katërtin vit me radhë Kupën “Nikolin Karroca”.

Edicioni i 4-tërt i trofeut “Nikolin Karroca” zhvillohet të dielën me datë 19 maj, ora 10:00 në  pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ku në program është ndeshja e ekipit të Vllaznisë në Handball me ekipin e Fakultetit të Sporteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Krahas kontributit të tij në fushën e sportit, Nikolin Karroca njihej edhe si një nga biznesmenet e njohur të Shkodrës, ndërkohë që në anketen e organizuar nga SK Vllaznia me rastin e 100 vjetorit të saj, Nikolin Karroca është vlerësuar si një nga hendbollistet më të mirë të shekullit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img