Wednesday, November 27, 2024

Kuqeblutë mbërrijnë në Serbi dhe startojnë menjëherë në proçesin stervitor

Lexo

Mbrëmjen e djeshme luajtën miqësoren e transfertes me Buduçnostin e Malit të Zi, takim ky i mbyllur në barazim 1 me 1, ndërkohë që sot, e diele kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç kanë udhëtuar menjëherë drejt Serbisë. Destinacioni ka qënë qyteti malor i Zllatiborit, dhe konkretisht kampingu i Zllatiborit “Adonis Resort”, aty ku është akomoduar skuadra, i cili falë kushteve mjaft të mira klimatike si dhe akomoduese gjatë periudhës verore frekuentohet nga skuadra të shumta për zhvillimin e fazës përgatitore. Menjëherë, stafi nuk ka vonuar për të zbarkuar direkt në fushë për zhvillimin e seancës së parë stervitore përgatitore në prag të ndeshjeve europiane që do të luhen fillimin e muajit të ardhshëm.

Një seancë kjo, e cila është karakterizuar me një entuziasëm, dëshirë dhe përkushtim për të bërë më të mirën në kërkim të kapjes së një forme sportive sa më të mirë që do t’i shërbejë përballjes së parë europiane Shiroki Brijeg-Vllaznia që do të luhet me datë 8 Korrik në Bosnje.

Nga sa mësohet, drejtuesit kuqeblu kanë planikuar të zhvillojnë tre ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Zllatibor, miqësore këto që do të jenë në shërbim të kolaudimit të skuadrës, në aspektin fizik dhe teknik, dhe po ashtu edhe për fiksimin e formacionit të parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img