Teuta-Vllaznia 1:1(Shënues:Gjeorgiev 56’/Latifi 70’)
E premte, 3 nëntor 2021, ora 16.45, stadiumi “Elbasan Arena”
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Selmani, Jackson, Acquah, Daja, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Gorgiev. Trajner: Renato Arapi
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç
Gjyqtarë: Laver Alla-Sistemi VAR: Kridenc Meta
Kishte udhëtuar për fitore, por një barazim në transfertë me durrsakët kampion në fuqi, dhe aq më tepër se për 60-të minuta luajtën me një lojtarë më pak në fushën e lojës, për Vllazninë duhet konsideruar një rezultat pozitiv barazimi 1 me 1.
Kryesfida e javës së 11-të, Teuta-Vllaznia filloi e shpejtë dhe oreks goli për kuqeblutë, të cilët shfaqën të rrezikshëm që në start të takimit me protagonist Da Silvën që është shqetësuesi kryesor për mbrojtjen durrsake. Por edhe me Aralicën, të cilët nëse do të ishin më të qetë përpara portës kundërshtare mund të kalonin Vllazninë në avantazh.
Nuk mbetet pas edhe skuadra durrsake, ku me dyshen Kallaku-Lorenzo Vila, shfaqen të rrezikshëm në portën e Zogoviç, i cili mban të bardhë rrjetën e tij.
Sidoqoftë, kuqeblutë shfaqen dukshëm se janë më kërkues për të gjetur të parët golin e avantazhit, madje kanë edhe pretendimet për penallti pas prekjes së topit me dorë nga futbollistët durrsakë Brenda zonës së tyre.
Por, në të 33-tën minutë vjen moment fatkeq për Vllazninë. Ante Aralica është ndëshkuar me karton të kuq. Ka qënë një dyluftim në mesin e fushës në mes kroatit të Vllaznisë dhe Asion Dajës së Teutës, ku pas një ndërhyje me taka të Aralicës, gjyqtari Alla e ka ndëshkuar me karton të verdhë sulmuesin e kuqeblu. Sinjalizimi i sistemit VAR me asistetin Krudenc Meta për rishikuar ndërhyrjen në fjalë ka bërë që kryesori Laver Alla të vrapojë drejt kabinës së VAR-it për të parë nga afër pamjet filmike, dhe me tu kthyer në fushën e lojës, ka nxjerrë të verdhën e dytë dhe më pas edhe kartonin e kuq.
Në kampin kuqeblu nuk e përjetojnë aspak mirë një gjë të tillë. Fillimisht, u duk se reagimet e trajnerit Brdariç janë për vendimin e gjyqtarit, por në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ai kritikon futbollistin e tij për ndërhyrjen e panevojshme që i solli ndëshkimin me karton të kuq.
Në vijim, në fushën e lojës shfaqet një rast tjetër, ku gjatë dyluftimit ajror mes mbrojtësit të Teutës Xhekson dhe sulmuesit të Vllaznisë, Da Silva, ky i fundit mbetet i dëmtuar. Duke qënë i ngarkuar me një të verdhë më herët, kuqeblutë kërkojnë ndëshkimin me të verdhën e dytë dhe më pas të kuqen për futbollistin e Teutes, por Alla vazhdon lojën.
Me barazimin e bardhë, 0-0, skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që me krhimin në fushën e lojës, Vllaznia dhuron spektakël. Edhe pse kundërshtari është në një superioritet numerik, me një futbollistë më shumë, tekniku Brdariç ka udhëzuar skuadrën të luajë e tëra në sulm.
Megjithatë, janë bregdetarët që kalojë të parët në avantazh. Është një aksion i minutës së 55-të me përqëndrim nga e majta e sulmit durrsak i iniciuar nga Vila, i cili vijim furnizon kolegun e tij Gjorgiev. Diagionalja e këtij të fundit përfundin në rrjetën e Zogoviç. Teuta në avantazh 1 me 0. Rezultat që kurrësesi nuk pranohet nga Vllaznia, e cila në vijim bëhet edhe më agressive duke e kërkuar, me “dhunë”, në mund të quhet kështu këmbëngulja deri në ekstrem për të gjetur golin e barazimit.
Presioni është i dukshëm në portën durrsake dhe goli duket se po i rrutollohej me gjuajtje dhe raste nga të gjitha pozicionet. Por, spektaklin ka marrë përsipër ta bëjë braziliani, Viktor Da Silva me atë shpërthim në krahun e majtë duke i kaluar topin Latifit vetem për ta shtyrë në rrjetë. Kjo ndodhë në minutën e 70-të kur barazohen shifrat në 1 me 1.
Vllaznia është me shumë fat, kur dy minuta më pas, Teuta është fare pranë golit të avantazhit. Idrizaj fiton duelen me mbrojtësin Hakaj në të djathtë të sulmit durrsak, futet në zonë dhe kroson saktë tek kolegët e tij, por goditjet drejt rrjetës, fillimisht Kallaku dhe më pas Kubembës, pengohen nga Diagne.
Nëse Vllaznia, largohet me një pikë nga “Elbasan Arena”, kuqeblutë duhet t’i fallen shtatlartit me ngjyrë Diagne që bëri heroin në këtë rast. Sepse, minutat në vazhdim megjithë përpjekjet e të dy skuadrave për të gjetur golin e fitoren, nuk japin rezultat duke u pajtuar me barazimin 1 me 1.
Gaspër MARKU