Wednesday, May 15, 2024

Brdrariç, i kënaqur me të tijët. Kritika Aralicës për marrjen e kartonit të kuq

Lexo

Për kroato-gjermanin e pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç, Vllaznia zhvilloi një ndeshje perfekte sot në përballjen me Teutën. Për këtë, gjatë prononicimti të dhënë pas ndeshjes, ai gjen rastin të përgëzojë të tijët që dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Por, ndërkohë, nuk anashkalon edhe jo profesionalizmin e shfaqur nga sulmuesi Aralica në momentin e ndërhyrjes ndaj Asion Dajës së Teutës, për të cilën u ndëshkua me të kuqeblu duke lënë skuadrën me një futbollist më pak në fushën e lojës.

“Mendoj se duhet të lavdëroj ekipin për përkushtimin, duke luajtur 60 minuta me një lojtar më pak. Ndaj kampionëve të sezonit të kaluar, ishte një ndeshje perfekte, nëse do të shënonim golin e parë, rezultati do të ishte pak më ndryshe. Ne fitojmë e humbim bashkë, ka raste që barazojmë. Ne nuk fituam se ishim me një lojtar më pak ndaj Skënderbeut e Teutës, ekipi ka shumë mentalitet, zemër dhe ka fuqinë që të kalojë këto telashe. Ne shtyjmë lojtarët që të japin maksimumin e tyre. Nuk e kam parë mirë situatën, do të flasim me lojtarët që të shmangim kartonë të kuq. Kur e shoh është një veprim budallenjsh. Ishte ndoshta pak e ekzagjeruar. Por nuk e quaj një gabim të madh se Aralica donte të kapte topin, por e interpretoi situatën paksa gabim. Ishte një ndeshje e veçantë se ndryshuan trajner, e ne kishim gjithçka nën kontroll. Teuta nuk është ekip i keq, se duhet të jesh i kujdesshëm që në minutat e parë, deri te të fundit. Ne bëmë këtë ndërhyrje budallaqe që mund të evitohej dhe gjërat mund të shkonin ndryshe po të mos ishte ajo situatë”, u shpreh trajneri kuqeblu, Tomas Brdariç pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img