Monday, November 25, 2024

Kuqeblutë nderojnë Zef Deden. Mjeshtri i mirënjohur i humorit ndërroi jetë pak orë përpara ndeshjes, Vllaznia-Laçi në moshën 73 vjeçare

Lexo

Ashtu si edhe klubet e tjerë të futbollit shqiptar, edhe KF Vllaznia ishte përgatitur për të respektuar figurën e ganezit Rafael Duamena, ndarë nga jeta në mënyrë tragjike gjatë ndeshjes, Egnatia-Partizani. Por, pak orë përpara fillimit të ndeshjes, Vllaznia-Laçi, e vlefshme për javën e 13-të të Superiores, mësuan lajmin për humbjen e jetës së aktorit të madh të humorit shkodran dhe më gjërë, Zef Deda.

Në këtë mënyrë, krahas respektimit të protokollit të FSHF-së për të mbajtur një minutë heshtje në të gjitha stadiumet e Shqipërisë për Duamenën, të njëjtën gjë bëri skuadra kuqeblu edhe për aktorin Zef Deda.

Përpos mbajtjes një minutë heshtje, KF Vllaznia vendosi që skuadra, fotografinë e zakonshme të përpara fillimit të ndeshjes, këtë radhë ta bënte me portretin e aktorit të mirënjohur, Zef Deda, i cili krahas fushës së tij të artit, ka spikatur edhe si një tifoz sporti, dhe posaçërisht i Vllaznisë së futbollit.

Duatrokitjet e publikut të pranishëm me këtë rast, ishin një shenjë respekti për bashkëqytetarin e tyre, i cili ndonëse fizikisht nuk do të jetë mes tyre, kujtimet e karrieres së tij brilante artistike, do ta mbajnë atë përherë të gjallë në komunitetin shkodran dhe më gjërë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img