Friday, May 3, 2024

Armando Broja bën golin e karrierës, bëhet ambassador i markës së njohur Puma

Lexo

Një tjetër lajm i mirë ka ardhur për futbollistin kuqezi të Kombëtares, Armando Brojën, i cili  është bër ambasador i markës së një firme të njohur ndërkombëtares të veshjeve sportive.

Ylli i Chelsea ka hyrë në botën e biznesit me një marrëveshje të re fitimprurëse. Madje ai është gati të hapë dyqane në Shqipëri dhe Kosovë si pjesë e marrëveshjes së tij me Puma.

Sipas “The Atletic”, firma e njohur ka arritur të shkëpusë sulmuesin nga Nike me një marrëveshje mjaft të leverdisshme.

Një lëvizje e bujshme në biznes, por më parë Broja duhet të bindë drejtuesit e Chelsea, më konkretisht trajnerin Pochettino, i cili ka kërkuar një sulmues të ri në merkaton e janarit. West Ham është gati të hidhet në sulm për sulmuesin kuqezi nëse Chelsea vendos të heqë dorë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img