Kuqeblutë përgatiten për Kukësin, plotësohet grupi, rikthehet Adili dhe Da Silva

Pas një dite pushim, si ajo e së martës që vinte pas një ndeshje jo pak të lodhshme ndaj Diunamos, të cilën e sfiduan në “Loro Boriçi” me rezultain 6-3, që prej pasdites së mërkurë, Vllaznia ka nisur përgtaitjet anti-Kukësi.

Fitorja në fjalë ka treguar realisht që Vllaznia është një pretendente e denjë për fitimin e titullit kampion. Për, trajnerin Brdariç e rëndësishme është që entuziazmi i suksesit ndaj Dinamos të mos e kalojë skuadrën në eufori.

Me 13 gola të shënuar në 5 javë, Vllaznia është skuadra më produktive në sulm por ka ende disa probleme në fazën mbrojtëse që në një farë mënyre kanë ardhur edhe nga modifikimi i këtij reparti si pasojë e mungesave të titullarave. Por, pikërisht për këtë repart, për ndeshjen e radhës me Kukësin ka më tepër qetësi, pasi rikthehet Mevlan Adili që mungoi ndaj Dinamos për shkak të pezullimit me kartonin e kuq të marrë në transfertën e Korçës ndaj Skënderbeut. Por, krahas Adilit, një rikthim i rëndësishëm është edhe ai i brazilianit Viktor Da Silva, i cili ka mlënë pas dëmtimin duke qënë një formë më shumë për sulmnin kuqeblu në prag të sfidës të së dieles ndaj Kukësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu