Thursday, April 25, 2024

Liga e Kampioneve të Europës, myllen takimet e treta në grupe

Lexo

Liga e Kampioneve, mbylli mbrëmjen e së mërkurës takimet e treta të fazës së grupeve. Vemendjen më të madhe e ka pasur ndeshja e grupit F, midis Mançester Junajtid dhe Atalantës, fituar nga anglezët me rezultatin 3-2. Në takimin tjetër të grupit F, edhe Vijareali e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të dyfishtë në Zvicër përballë Jang Bojs të Bernës, pas dy golave të shënuar brenda 16 minutave të para. Çerekora e fundit e kohës së rregullt do të sjellë edhe golin e 3-të të spanjollëve, por edhe një gol ngushëllimi për helvetët, për t’u përmbyllur me golin e 4-t në shtesë për Vijarealin, që fiton 4-1.

Për Grupin E, Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1 me 0 me Dinamon e Kievit në takimin e luajtur në “Kamp Nou”, ku autor i golit ishte Pike. Në takimin tjetër të këtij grupi, të luajtur në Portugali, Boavista dhe Bajerni i Mynihut e kanë mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë. Por në pjesën e dytë, janë bavarezët që gjejnë golin e parë në minutën e 70-të, me anë të Lëroi Sanesë, dhe atë të dytë, 10 minuta para fundit, falë një autogoli të portugezëve, atë të 3-të, me të përhershmin Robert Levandovskit, por edhe një të 4-t, sërish me Sanenë.

Salzburgu mund në shtëpii Volfsburgun me rezultatin 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për Grupit G. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje u mbyll në barazim 1-1, me vendasit që kaluan në epërsi dhe me miqtë që barazuan. Por dy gola të Okaforit në pjesën e dytë u ka dhënë fitoren dhe 3 pikët austriakëve. Në takimin tjetër të grupit, Lila dhe Sevilja e kanë mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë, ashtu sikundër ndodhe edhe të dytën dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë.

Për Grupin H, italianët e Juventusit fitojnë në transfertë ndaj Zenitit të Shën Pjetërburgut me golin e fitores realizuar në minutat e fundit të kohës së rregullt.Po për këtë grup, Çellsi fiton në fushën e itj ndaj Malmoes me rezultain 4 me 0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img