Tuesday, November 26, 2024

Kuqeblutë stërviten në Vlorë. Të mërkurën, 13:45, Flamurtari-Vllaznia

Lexo

Edhe pse kanë përballë një skuadër që luan dy liga më poshtë, kuqeblutë e kanë marrë shumë seriozisht ballafaqimin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Fakti që kanë përballë një Flamurtar me shumë emër dhe traditë në historinë e futbollit shqiptar, drejtuesit e Vllaznisë e kanë vlerësuar maksimalisht takimin në fjalë.

Kjo tregohet qartë kur ekipi i Vllaznisë ka zgjedhur të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me Flamurtarin, pikërisht në Vlorë, aty ku do të luajë të mërkurën në stadiumin “Flamurtari” duke filluar nga ora 13.45.

Pasi ka lënë mëngjesin e sotëm Shkodrën, skuadra ka udhëtuar drejt Vlorës ku është akomoduar në një nga hotelet e këtij qyteti. Ndërkohë, stafi teknik ka zgjedhur fushën e kompleksit sportiv “Labëria” në Vlorë për të zhvilluar seancën e fundit stervitore anti-Flamurtari.

Nga sa bëhet e ditur, situata në kampin kuqeblu është pozitive, ku me përjashtim të mbrojtësit të qëndrës Fallou Diagne që mungon pasi ka udhëtuar drejt Francës për arsye familjare, pjesa tjetër e futbollistëve është Ok.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img