Sunday, May 19, 2024

Kuqeblutë vijojnë përgatitjet në Ulqin. Të dielen, miqësorja Vllaznia-Prishtina në “Loro Boriçi”

Lexo

Që prej mesditës së mërkurë, kuqeblutë e Vllaznisë gjenden në Ulqin të Malit të Zi duke zhvilluar një minifazë përgatitore që do t’i shërbejë atyre për marrjen e formës së duhur sportive në përballimin me sukses të pjesës së dtë të sezonit.

Në dispozicion të stafit teknik janë 26 futbollistë, ku përpos emrave titullarë dhe ato të stolit që luajtën në dy fazat e para, pjesë e listës së listës që kanë udhëtuar nga Shkodra janë edhe një grup futbolllistësh të rinjë të ekipit U-19 dhe U-21 të cilët janë përzgjedhur nga stafi drejtues si lojtarë të perspektives. Pas ditës së parë që në program ka pasur vetem një seancë stervitore, e enjtgja dhe e premtjja kanë vijuar me nga dy seanca të tilla.

Ajo e paradites ka qënë m shumë e përqëndruar në marrjen e ngarkesave fizike, si me vrapime në natyrë dhe ushtrime force në palestër, ndërkohë që në seancë e pasdites puna është tërësisht e përqëndruar në punën me topin. I njëjti program pritet të jetë edhe për ditën e shtunë, ku krahas të tjerave, në pjesën e dytë të seancës së pasdites, pritet të zhvillohet një ndeshje mes dy formacioneve.

Minuta këto që do t’i shërbejnë teknikut Brdariç për të fiksuar emrat që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në miqësoren e së dieles që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” përballë kampiones së Kosovës, Prishtina. Burimet që vijnë nga Ulqini bëjnë të ditur se me zhvillimin e seancës së dytë të së shtunës, mbyllet minifaza përgatitore ulqinake, dhe se skuadrat pritet të mbërrijë në Shkodër mbrëmjen e së shtunës.

Megjithatë, gjithnjë sipas drejtuesve të klubit Vllaznia, ka edhe një alternativë tjetër, që do të thotë se kuqeblutë mund të lënë Ulqinin paraditen e së dieles, ku duke qënë fazorizuese distance e shkurtër kilometrike me Shkodrën, skuadra të mbërrijë direktë në stadiumin “Loro Boriçi” për miqësoren me Prishtinën, e cila është planifikuar të luhet në orën 13.30. Miqësoren me kampionën e Kosovës drejtuesit kuqeblu e konsiderojnë si shumë të rëndësishme, për një test dhe kolaudim të skuadrës pasi fundjavën e ardhshme, Vllaznia ka ndeshjen ndoshta më të rëndësishme, atë përballë Tiranës që kryeson kampionatin me tetë pikë më shumë se sa kuqeblutë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img