“La Gazzetta dello Sport”, vlerëson ngrohtësinë dhe entuziazmin e Shqipërisë në pritjen e çiklistëve, xhiro spostohet në Itali

“Etapa e Vlorës mbylli “Grande Partenzan” e edicionit të 108-të të Xhiros së Italisë në Shqipëri, vend që priti këtë garë të rëndësishme ndërkombëtare çiklizmi me shumë ngrohtësi dhe entuziazëm”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Çiklistët e 23 skuadrave do të transferohen më pas në Pulia me dy fluturime charter, duke u nisur nga aeroporti i Tiranës sot, e hënë 12 maj, dhe do të zbarkojnë në Brindizi, nga ku do të zhvendosen në hotelet e tyre përkatëse.

Mjetet e rënda u nisën të dielën nga Durrësi dhe Vlora drejt Barit dhe Brindisit. Linja Durrës-Bari përfshin 1 anije, ajo Vlorë-Brindisi 2 anije (njëra po bën një tjetër udhëtim sot). Në total do të transportohen gjithsej 955 persona, 225 makina, 190 furgona (kamionë), 25 autobusë dhe 4 autoambulanca.

Kujtojmë që 3 etapat e para të edicionit të 108-të të Xhiros së Italisë u zhvilluan në Shqipëri dhe u transmetuan drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu