La Liga-Befason Barcelona, humbet në shtëpi me Leganes, 0-1

Befasuese në La Liga. Barcelona humbet 1-0 në shtëpi ndaj Leganes, vendosi goli i Gonzales në minutën e 4-ët. Tani mund të flasim për një krizë,  vetëm një fitore në pesë të fundit në Ligë, rrezikon të humbasë kreun e tabelës. Ndërkohë, nuk është më vetëm: edhe Atletico është me 38 pikë.

Në para-ndeshjen Yamal iu dha Golden Boy, por më pas kthesa erdhi menjëherë në fushë: pas 4 minutash, Gonzales mori një asist nga Rodriguez dhe shënoi, duke i dhënë një heshtje turmës Blaugrana. Leëandoëski menjëherë përpiqet të korrigjojë situatën, por Dmitrovic është i pakalueshëm.

Përpjekjet e katalanasve ishin të shumta, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Barcelona ra dhe lejoi t’i bashkohej Atletico në klasifikim, të dyja skuadrat kanë nga 38 pikë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu