Katalanasit kanë triumfuar me rezultatin 5-1 në transfertë. Reali është -4, por me dy ndeshje për të luajtur
Në raundin e mesjavës së La Ligës, Barcelona fitoi 5-1 dhe pas tri javëve në të cilat kishte grumbulluar vetëm një pikë, u rikthye te fitorja. Katalanasit triumfuan në Mallorca. Në pjesën e parë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Muriqi (43′) iu kundërpërgjigj Torres (12′), por në pjesën e dytë Raphinha shënoi dy herë (në minutën e 56-të nga penallti dhe në minutën e 74-të), dhe de Jong (79′) dhe Pau Victor (84′) mbyllën llogaritë.
Barcelona me 37 pikë kalon në +4, por Real Madrid ka dy ndeshje më pak se katalanasit. Pas dy fitoreve radhazi, Mallorca pësoi një humbje të rëndë e cila megjithatë nuk e zbehu fillimin e shkëlqyer, me skuadrën ende jo shumë larg zonës europiane.