Sfida e javës së 26-të në Superligë është zhvilluar mesditën e së dielës, teksa u vendos nga goli i Hebaj në minutën e 73 të ndeshjes. Pas 10 sfidave në shtëpi pa pësuar gol, kurbinasit e Josës ndëshkohen dhe marrin humbjen e gjashtë këtë sezon dhe Teuta ka arriur të fitojë 0-1 me Laçin në transfertë.
Shkodrani u fut në lojë pjesën e dytë, duke vendosur duelin. Sfida ka qenë me raste nga të dyja krahët, teksa Todorovski dhe Qirko kanë qenë shpëtimtarë te Djemtë e Detit.
Pas 26 ndeshjeve, Teuta shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 6, ndërsa Laçi qëndron në vendin e dytë me 46 pikë.
Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli trajneri i Laçit, Mirel Josa.
“Probleme me golin në sulm? Përpjektjet tona ishin pjesën e parë, të ishim më të qartë në pasin e fundit që nuk na ka munguar vetëm sot. Kur kemi dashur rezultate një gjë e tillë ka munguar. Pjesën e parë e interpretuam mirë, në të dytën u treguam konfuz në veprimet tona.
Nuk ka mundësi që skuadra të neglizhojë, ne do marrim ndeshjet tona dhe jo të shkojmë pas Tiranës. Duam të sigurojmë sa më parë Europën. Ka stres në skuadër, sesi zgjidhen gjërat në 30 metrat e fundit.
Guindo? Është normale, ka konsumuar shumë edhe në ndeshjet e tjera. Si në mbrojtje dhe në sulm, aty ku është pikë referimi. Qoftë Mazrekaj dhe Zulfiu duhet të bëjnë më mirë, të rrinë më pranë me Guindo. Mënyra e lëvizjes së tyre duhet të mbështesin Guindo. Më tepër te freskia, duhet të dalë në pah cilësia për të flirtuar në zonën kundërshtare, qoftë në pas ose lëvizje.
Mbrojta te goli? Kemi të bëjmë me eksperiencën e lojtarëve, nuk i vihet faj vetëm njërit. Nuk ishim në vendosjen e duhur me disa lojtarë. Nëse shohim golin, qoftë Turkaj dhe Ignatovic nuk ishin në pozitat e duhura, pavarësisht mundësisë që i dha portieri për të neutralizuar golin”, tha Josa.