Sunday, April 28, 2024

Laçi-Kastrioti, sot ora 16:45-Java e 33-të Abissnet Superiore

Lexo

E nisur dje me derbin, Partizani-Tirana, takim ky i fituar nga bardheblutë 2-1 duke siguruar matematikisht titullin kampion, java e 33-të e Kategorisë Abissnet Superiore vijon sot me një tjetër ndeshje teke. Në fushë duke filluar nga ora 16:45 do të zbresin, Laçi-Kastrioti, një deri ky mes fqinjëve që vetëm pak kilometra i ndajnë kufijtë e të dy qyteteve përkatëse, Laç-Krujë.

Nisur nga rezultatet e regjistruara, sidomos ato të fazës së tretë dhe të katërt, dy ekipet në fjalë kanë marrë vlerësime shumë positive. Kurbinasit e drejtuar nga tekniku Shpëtim Duro, kanë siguruar pjesëmarrjen në Europë me vendin e dytë në kampionat. Ndërkohë, që edhe krutanët e drejtuar nga trajneri Emiliano Çela, kanë bërë tejet mirë, pasi nga një skuadër thuajse e rënnë plotësisht në kategorinë e parë, arritën, jo vetem t’i largohen “zonës së ftohtë” të fundtabelës së klasifikimit, por në një farë mënyre dhanë shkëndija edhe për zonën Europiane.

Abissnet Superiore do të vijojë të hënë me tre takimet e tjera dhe të fundit e javës së 33-të, Teuta-Egnatia dhe Dinamo-Skënderbeu, ndeshje këto që do të luhen në orën 16:45. Menjëherë pas tyre, në orën 19:45, do të nis në “Loro Boriçi”, supersfida në mes Vllaznisë vendase dhe Kukësit mysafir, dy skuadrave rivale për zonën Europiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img