TEUTA 1-2 LAÇI (65′ Daci/ 76′ Guindo (P), 90′ Shkurtaj)
Laçi kthehet te fitorja, me trajnerin e ri në stol Stavri Nica, pas një seri rezultatesh negative duke marrë një fitore me përmbysje në Durrës përballë Teutës. Kurbinasit fituan 1-2 dhe marrin tre pikë të rëndësishme në duelin e drejtpërdrejtë të zonës së ftohtë.
Ndeshja ishte pa ritëm dhe me një lojë e vakët, por gjithçka u ndez në 20 minutat e fundit. Teuta gjeti golin e para me anë të Dacit në minutën e 65, por 11 minuta më vonë, në të 75-tën ishte Guindo ai që nga penalltia barazoi shifrat duke mposhtur Qirkon.
Laçi rrezikoi shumë në kundërsulme dhe në minutën e 89’ Vasil Shkurtaj mori një top dhe hyri në zonë duke goditur në cep të portës dhe duke shënuar golin e avantazhit për Laçin.
Me këtë fitore Laçi i largohet zonës së “play out” dhe ngjitet në vendin e 6-të me 36 pikë dhe Teuta renditet në vendin e 8-të me 34 pikë.