Laçi mund Teutën dhe kthehet te fitorja

Lexo

- Reklamë -spot_img

TEUTA 1-2 LAÇI (65′ Daci/ 76′ Guindo (P), 90′ Shkurtaj)

Laçi kthehet te fitorja, me trajnerin e ri në stol Stavri Nica, pas një seri rezultatesh negative duke marrë një fitore me përmbysje në Durrës përballë Teutës. Kurbinasit fituan 1-2 dhe marrin tre pikë të rëndësishme në duelin e drejtpërdrejtë të zonës së ftohtë.

Ndeshja ishte pa ritëm dhe me një lojë e vakët, por gjithçka u ndez në 20 minutat e fundit. Teuta gjeti golin e para me anë të Dacit në minutën e 65, por 11 minuta më vonë, në të 75-tën ishte Guindo ai që nga penalltia barazoi shifrat duke mposhtur Qirkon.

Laçi rrezikoi shumë në kundërsulme dhe në minutën e 89’ Vasil Shkurtaj mori një top dhe hyri në zonë duke goditur në cep të portës dhe duke shënuar golin e avantazhit për Laçin.

Me këtë fitore Laçi i largohet zonës së “play out” dhe ngjitet në vendin e 6-të me 36 pikë dhe Teuta renditet në vendin e 8-të me 34 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img