Laçi dhe Tirana do të përballen ditën e premte, për të zhvilluar kështu edhe ndeshjet e javës së 16-të të “Abissnet Superiore”, me sfidën që do të nis në orën 13:00.
Një takim mjaft i rëndësishëm për kurbinasit të cilët do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë vitin 2023 dhe të reagojnë për humbjen me Kukësin, por jo çdo gjë është në favorin e tyre.
Gentian Mezani është në ankth vetëm 4 ditë përpara këtij dueli, pasi 4 lojtarë titullarë rrezikojnë sfidën me bardheblutë. Vasil Shkurtaj, Albi Alla, Renato Ziko dhe Babatunde kanë probelme fizike dhe në rast se nuk rikuperohen në kohë dhimbjet e kokës te tekniku vlonjat do të shtohen.