Tuesday, April 23, 2024

Laçi sfidon Teutën në transfertë. Kurbinasit, fitojnë në “Niko Dovana” 0-1, vendos goli i Spahiut

Lexo

Teuta-Laçi 0-1

(Shënues: Spahiu 66’)

TEUTA: Dema, Jazxhi, Beqja, Kuros, Marku, Kotobelli, Karabeci, E. Vila, Çyrbja, Gruda, L. Vila. Trajner: Bledi Shkëmbi

LAÇI: Dajsinani, Cuçin, Roganoviç, Velkoski, Manellari, Ziko, Ujka, Spahiu, Borisjuk, Mazrekaj, Adeleke
Trajner: Dejan Vukiçeviç

Teuta dhe Laçi, dy skuadrat që mbyllin tabelën e klasifikimit, janë përballur pasditen e së shtunës në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Një sfidë tejet delikate për të dyja skuadrat, të cilave i duhen patjetër pikët e ngjitjes në tabelë. Edhe pse përpara fillimit të kampionatit, që të dyja skuadrat, janë deklaruar me objektiva për zonën europiane, aktualisht, me pozicionet që kanë në tabelën e klasifikimit, Teuta e fundit me 7 pikë dhe Laçi i parafundit me 8 pikë, janë kontigjent i rënies nga kategoria.

Sfida në fjalë është përshkuar nga faza interesante, që në fund të takimit kanë qënë jo pak dramatike. Një kombinim mes Mazrrekajt dhe Spahiut në të 66-tën minutë, konkretizohet nga ky i fundit me shënimin e golit të avantazhit për Laçin.

Koha është e mjaftueshme për Teutën që  të reagojë, por edhe pse këmbëngulja është e vazhdueshme, goli nuk del në dritë. Gjithësesi, gjashtë minutat shtesë shoqërohen me një presion edhe më të madh nga ana bregdetarëve.

Pesë minuta nga koha e shtesës, është Jazxhi që humbet rastin e pastër për të shënuar golin e barazimit. Dhe, menjëherë pas këtij rasti, vjen momenti kulmor, kur pas një prekje të topit me dorë nga kurbinasit brenda zonës së rreptësisë, pasi konsultohet edhe nga VAR, arbitri akordon penallti për Teutën. Tekniku Shkëmbi ia beson shkodranit Rubin Hebaj ekzekutimin e saj, por portjeri kurbinas Dajsinani bën mrekullinë duke e grushtuar topin e goditur prej tij.

Mbyllet kështu e gjithë ndeshja me fitoren e Laçit me rezultatin 0-1. Tre pikë tejet me vlerë për trajnerin malazez, Dejan Vukiçeviç, i cili pas një krize rezultatesh shkon në kuotën e 11 pikvëe duke dhënë shenja ringritje përe t’iu larguar zonës së ftohtë të tabelës. Ndërkohë, që në kampin durrsak shtohen edhe më shumë problemet duke mbetur e fundit në tabelë me 7 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img