Tuesday, November 26, 2024

Laçi-Skënderbeu 0-0. Pikë shprese për Skënderbeun, trajneri Gega optimist për mbijetesen e korçarëve

Lexo

Nuk ka gola në sfidën e javës së 25-të të Abissnet Superiore, atë mes Laçit dhe Skënderbeut. Debutim me barazim për Skënder Gegën, tashmë në drejtim të skuadrës korçare. Një 90 minutësh ku protagonist ishte dhe sistemi VAR,që kësaj radhe duket se fati i ka buzëqeshur skuadrës së Gegës.

Një 90 minutësh që nisi i qetë, me të dyja skuadrat që u përpoqën të studionin njëra tjetrën, por që me kalimin e minutave kurbinasit u treguan më kërkues, duke krijuar disa mundësi. Por dhe korçarët, me lojën e tyre, iu afruan golit si në rastin e minutës së 16-të ku Berisha bëri më të vështirën, nuk arriti të shënojë.

Në momentin më të mirë të kurbinasve, vjen goditja. Minuta e 65-të: fillimisht është dhënë një karton i verdhë për Velkovskin për një ndërhyrje të parregullt në dëm të Mensah. Por ndërhyrja e VAR ka bërë që gjyqtari të ndryshojë mendim, duke akorduar kartonin e kuq, dhe Laçi ka mbetur me 10 lojtarë.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Laçi është treguar më kërkues duke krijuar disa mundësi shënimi.  Ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në fundin e takimit, por edhe njëherë VAR bëhet protagonist duke evidentuar një pozicion jashtë loje dhe goli bëhet i pavlefshëm. Shpëton për mrekulli skuadra e Skënderbeut përballë një Laçi dominues, pavarësisht se luajti nga minuta e 65-të me një lojtar më pak.

Barazimi në transfeërtë për Skënderbeun konsiderohet një pikë shprese për korçarët në luftën për mbijetese, për të cilën është optimist edhe vetë trajneri Skënder Gega, i cili në Laç kishte ndeshjen e parë debutuese në krye të skuadrës korçare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img