Sunday, May 19, 2024

Kukësi mund Dinamon dhe i merr Vllaznisë vendin e tretë, fundosen blutë

Lexo

Kuksianet kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 25-të të Superiores teksa mundën në stadiumin e Kamzës, Dinamon pritëse me rezultatin 0-2. Fitore kjo që rikthen qetësinë në gjirin e skuadrës verilindore, por edhe të italianit të pankinë Diego Longo, i cili ishte paksa konfuz gjatë javëve të fundit.

Por, më së shumti, fitorja e sotme ndaj Dinamos ka vlerën e rimarrjes së vendit të tretë, të cilin e humbi për dy javë me Vllazninë që kishte goleverazh më të mirë. Ndërkohë, duke përfituar nga humbja e kuqebluve në shtëpi me Tiranën, verilindorët tashmë janë në vend të tretë me 3 pikë shumë sesa Vllaznia.

Sfidas e luajtur sot pasdite në Kamëz ka filluar keq për Dinamon, pasi Prodani ka ndëshkuar skuadrën e tij me një autogol që kalon në avantazh Kukësin, i cili e mbyll pjesen e parë me fitore 0-1.

Ndërkohë, 45 minutta e dyta nisin me gol për kuksianët kur Milunoviç gjen rrjetën në të 55’, kjo pas harkimit të De Lukas, duke i dhënë qetësinë Kukësin dhe Longos në pankinë. Madje verilindorët janë në kërkim të golit të tretë për ta bërë më të sigurtë fitoren e tyre me Dinamon. Provon Milunoviç në të 63’ nga rreth 25 metra, por pret Simoni. Mbrojtësi i katërkëndorit blu do të frenonte gjuajtjen e Gjelbërim Taipit në të 66’, apo në dy momente do të ndalte Bytyçin dhe shokët e tij në të 67’. Dhe në fakt goli i tretë i Kukësit ka ardhur, por Fixhao ishte në pozicion jashtë loje, konfirmuar dhe nga sistemi VAR.

Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit kryesor Kreshnik Cjapi fikson rezultatin 0-2 në favor të Kukësit që feston fitoren por edhe rikthimin në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit. Por, nga ana tjetër fundos keqas blutë dinamovitë duke i përfshirë seriozisht në luftën për mbijetese në Superiore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img