Saturday, November 23, 2024

Laçi-Vllaznia, pikantet e derbit verior. Nga shkelmi i topit të parë me veteranin Stepa deri tek festa e fitores së kuqebluve në dhomat e zhveshjes

Lexo

* “Lutemi për Tetovën”. Me 11 fanella të bardha ku shkruhej ky mesazh solidarizimi doli formacioni i Vllaznisë në fushën e lojës.

* Topin e parë nga qendra e shkelmoi ish-futbollisti i Laçit në vitet ’70, Xhemal Stepa, i cili mbante veshur fanellën e Sulovarit.

* Edhe pse organizimi ishte perfekt, ajo që la për të dëshiruar ishte se në dispozicion të mediave nuk u vendos asnjë protokoll zyrtar për formacionet e dy skuadrave. Me sa duket zyrtarët e ndeshjes e kishin harruar këtë detaj dhe vetëm në mesin e pjesës së parë reaguan.

* Në 10 minutat e fundit të lojës pati thirrje nga fonia e stadiumit për të mbështetur Laçin, por tifozët vendës u treguan të “ftohtë”, në ndryshim nga ata shkodranë, që thuajse nuk pushuan asnjë minutë.

* Trajneri i Teutës, Edi Martini u pa në tribunën VIP, i shoqëruar nga sekretari i klubit shkodran, Blendi Dibra. Martini “spiunoi” Vllazninë, teksa do të jetë këtë fundjavë si mysafir në Shkodër.

* Festa në dhomat e zhveshjes së Vllaznisë pas ndeshjes ishte e çmendur, teksa iu bashkua edhe presidenti Alban Xhaferi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img