Volejbolli shkodran dhe ai shqiptar në përgjithësi ka marrë një lajm shumë të keq mbrëmjen e së enjtes. Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare, Mihail Shtirkiq ose Bato Lashova, siç njihet në opinionin sportiv shkodran e më gjërë.
Lajmin e bën të ditur një nga miqtë e tij të afërt, të jetës dhe të sportit, Viktor Miraj, përmes një postimi që ai publikon në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë, mbas një sëmundje të pa shërueshme, u nda sot nga jeta, Batoja, ish volejbollisti i talentum, shoku dhe miku jone i dashtun. Pushofsh në paqe, të kjoftë i lehte dheu Bato. I shprehi ngushllimet e mija të thella dhe të sinqerta familjes së tij.”, shkruan veterani i sportit Miraj, shok dhe mik i afërt i të ndjerit.
Mihail Shtirkiq(Bato Lashova) i përket atij brezi të artë të volejbollit shkodran kur fitonte trofe kombëtarë duke luajtur përkrah emrave të mëdhenj si Franc Jakova, Ali Bushati, Tonin Fistani, Sandër Paloka, Viktor Jubani, Mark Grimci, Xhelal Haxhi, Bato Lashova, Agustin Gjoni, etj.
Veriu Sport, ngushëllon familjen “Shtirkiq” për humbjen e njeriut të tyre të afërt, si dhe klubin Vllaznia dhe shoqatën e volejbollit Vllaznia, për humbjen e kësa figure të nderuar sportive, si Mihail Shtirkiq(Bato Lashova) që la gjurmë në volejbollin shkodran.
Nga sa bëhet e ditur, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit zhvillohet në orën 11.00 të paraditës së premte, datë 1 nëntor 2021