Saturday, November 23, 2024

Lajm i mirë për Vllazninë, arrihet marrëveshja me Drejtorinë e Tatimeve, liçensimi i kuqebluve në Europë çështje orësh

Lexo

Marrin fund vuajtjet e kuqebluve për proçedurën e liçensimit të KF Vllaznia në Kupat e Europës. Pengesë kanë qënë borxhet e akumuluara gjatë viteve të fundit ndaj subjektit të dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër. Për të marrë OK e liçensimit, më parë është nevojitur të realizohet një marrëveshje dy palëshe mes Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, gjë e cila tashmë është realizuar.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi që është edhe në cilësinë e presidentes të KF Vllaznia përmes një postimi në FB, ku mes të tjerash falenderon edhe ato që bashkëpunuam  në realizimin e kësaj marrëveshje, Z. Xhaferi, Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe për gatishmërinë Z.Agron Hasanaj Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër.

“Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozerinë. Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, një hap i rëndësishëm ky për liçensimin e Klubit tonë “Vllaznia” për të luajtur në Kupat e Europës.

Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi – AlbaPhoto shpk – distributor i autorizuar i Fujifilm per rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Falenderoj të gjithë tifozerinë, shkodranët anekënd, shqiptarët që ndjekin Vllazninë në mbarë botën!

Falenderoj për bashkëpunimin Z. Xhaferi, Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe për gatishmërinë Z.Agron Hasanaj Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër.”, citon xonja Ademi në mesazhin e saj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img