Një lajm i trishtë vjen nga futbolli shqiptar. Ish-lojtari i Lushnjës dhe Egnatias, James Ayinde, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare.
Nga sa mësohet, sulmuesi nigerian vuante nga kanceri në veshka dhe nuk ka rritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish lojtarit tonë, James Ayinde.
James veshi me krenari fanellën e KF Lushnja, duke dhënë kontributin e tij në fushën e lojës dhe duke lënë kujtime të paharruara te tifozët dhe gjithë komuniteti sportiv lushnjar. Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, pasionin dhe shpirtin luftarak që tregoi në çdo ndeshje.
Sot, klubi ynë humbi jo vetëm një ish-futbollist, por një njeri të mirë që ishte pjesë e familjes sonë.
KF Lushnja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
U prehsh në paqe, James Ayinde!”, shkruan KF Lushnja në postimin zyrtar të faqes së klubit në lidhje me ngjajen në fjalë.


