Ballina Futboll Lajme jo të mira për Elseid Hysajn. Lazio nuk e federon për...

Lajme jo të mira për Elseid Hysajn. Lazio nuk e federon për ndeshjet e Serie A

Lajme të këqija për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Klubi i Lazios ka vendosur që të largojë nga lista e lojtarëve të federuar për ndeshjen e Serie A mbrojtësin shqiptar dhe në vend të tij të regjistrojë Fisayo Dele-Bashiru.

“S.S. Lazio njofton përfshirjen e Fisayo Dele-Bashiru në listën e lojtarëve të federuar në Lega Serie A për të zëvendësuar Elseid Hysaj”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

Një vendim që duket se do të lerë Hysajn jashtë fushës së blertë për ndeshjet e kampionatit italian, deri në një vendin të dytë të klubit kryeqytetas.

Kujtojmë që edhe sezonin e kaluar, kur Lazio drejtohej nga Baroni, Hysaj u la jashtë skuadre për pjesën e parë të sezonit.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu