Monday, November 25, 2024

Lajme të mira për Kevin Haverin. Shkodrani i rritur tek Ajaks Shkodra, në janar do të lërë Rimimin për t’iu bashkuar Torinos së serisë A

Lexo

Viti 2023 pritet të nisë me lajme të mira për Kevin Haverin. Futbollisti i talentuar shkodran i moshës 21 vjeçare, i cili është rritur në Akademin Ajaks Shkodra, dhe që më pas u transferua në Itali duke luajtur me shumë sukses me Riminin, periudha e ndërrimit të viteve pritet ta gjejë në Torino.

Klubi i njohur i serisë A ka kohë që e ndjek prej së afërmi ecurinë e  talentit shkodran, dhe në fakt tentativat e para për ta bërë pronë të tyre ishin në merkaton verore të vitit 2022, por pengesë u bë Rimini, pasi shërbimet e Haverit në repartin e prapavijës i nevojiteshin për sigurimin e pikëve në kampionat.

Megithatë, tashmë duket se janë pjekur kushtet e duhura që Kevin Haveri të kalojë nga Rmini tek Torino. Lajmi në fjalë bëhet i ditur nga Calciomercato, ds Rimini, ku citohet edhe deklarata e dhënë për median italiane nga ana e Maniero, drejtori sportiv i klubit Romagna. “Kam një takim për këtë çështje për të përcaktuar marrëveshjen e transferimit. Marrëveshja tashmë është vendosur prej disa kohësh, ka ardhur koha të mbyllet. Pastaj kompania e granatës do të na thotë nëse do ta marrin menjëherë, do ta japin hua ose do ta lënë këtu”.

Sipas këtyre deklaratave, marrëveshja mes dy klubeve dhe lojtarit tashmë ekziston, vetëm detajet duhet të përcaktohen, por Kevin Haveri do të kishte mundësinë që nga Seria C – kampionati në të cilin luan aktualisht Rimini – në Serie A. edhe nëse ndoshta nuk arrin menjëherë në dispozicion të Ivan Juriqit.”, shprehet drejtori sportiv Maniero duke pohuar se kalimi i Haverit nga Rmimini në Torino konsiderohet një përforcim i ri për kompaninë e presidentit Urbano Kajro.

Nga sa bëhet e ditur, Kevin Haveri, i cili në këtë sezon me fanellën e Riminit deri më tani ka grumbulluar 13 paraqitje (të shtuara me dy asistime) në ligë dhe dy paraqitje (një asist) në Kupën e Italisë të Serisë C, pritet të nënshkruajë kontratë me Torinon deri në vitin 2026.

Paraqitjet cilësore në futbollin Italian, si dhe mosha e re, vetëm 21 vjeçare, kanë bërë që Kevin Haveri të pikaset edhe nga stafet e ekipeve kombëtare, jo vetëm të ekipit U-21, por edhe të kombëtares së madhe të drejtuar nga trajneri Edi Reja, të cilët e kanë bërë pjesë të listave të grumbullimit të kuqezinjëve.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img