Të reja të rëndësishme në lidhje me shëndetin e Michael Schumacher. Sipas “Daily Mail”, nga disa burime pranë pilotit gjerman, i dëmtuar rëndë pas incidentit të tmerrshëm të 12 viteve më parë teksa bënte ski, gjendja e Schumacher është përmirësuar.
Ish-piloti i famshëm nuk qëndron më vetëm në shtrat, por i ulur në një karrige me rrota dhe mund të bëjë shëtitje në rezidencën Gland, në brigjet e liqenit të Gjenevës. Një lajm vërtet i rëndësishëm, duke ditur privatësinë e zgjedhur nga familja në lidhje me kuadrin klinik të Schumacher.
Për ish-pilotin kujdeset bashkëshortja Corinna, gjithmonë përkrah tij bashkë me një skuadër infermierësh dhe terapistësh që e survejojnë 24 orë në 24. Që kur pësoi atë dëmtim cerebral pas përplasjes me shkëmbinjtë në alpet franceze, 7 herë kampioni i botës ka qenë larg syve të publikut.
Vitet e fundit disa ish-pjesëtarë të stafit tentuan të shisnin disa imazhe të ish-pilotit, por dështuan dhe më pas u dënuan. Sipas “Daily Mail”, zërat për pjesëmarrjen në ceremonisë e martesës së vajzës Gina në 2024-ën ishin ta pabaza.



