Në Glasgow të Skocisë është duke u zhvilluar Kampionati Botëror i Atletikës për sallat e mbylluara. Aty është konkurues edhe atleti talentuar shkodran, Franko Burraj, kampion dhe rekordmen i garave të vrapimit të mesëm, 200 dhe 400 metra.
I shoqëruar nga trajneri i tij, Brunon Rrotani, Franko Burraj ka zhvilluar paraditen e sotme garën e parë në vrapimin e 400 metrave.
Me rezultatin 46”86, shkodrani Franko Burraj është kualifikuar për në gjysemfinale të Kampionatit Botëror të Atletikes, ndërkohë që me vetem 0.3 sek ai ka mbetur larg rekordit kombëtar që mbahet po nga ai.
Aktualisht, atleti shkodran Franko Burraj, me këtë rezultat renditet i 12-ti në botë, ndërkohë që me garën tjetër fjysëmfinale që do të zhvillohet në orët e mbrëmjes së sotme, shpresohet një rerzultat tjetër edhe më i mirë për të siguruar kështu kualifikimin për në finale.
Kujtojmë, që atleti Franko Burraj dhe trajneri i tij Bruno Rrotani, janë të vetmit që përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Atletikës për sallat e mbylluara që po zhvillohet në Glasgow të Skocisë.
Ndërkohë, atleti i talentuar shkodran Franko Burraj është i pari atlet shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori. Gara e gjysmëfinales do të mbahet po sonte në orën 21.10 me orën lokale (22.10 me orën tonë).
I urojmë suksese Frankos!
(Video) Gara 400 m e atletit shkodran Franko Burraj, në Kampionatin Botëror të Atletikës-Glaskow-Skoci. Kualifikimi në gjysëmfinale.