Thursday, May 9, 2024

Dyshja shkodrane, Franko Burraj dhe Bruno Rrotani, në Skoci për Botërorin e Atletikës

Lexo

Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, kampion dhe rekordmen i garave të vrapimit të mesëm, 200 dhe 400 metra, i shoqëruar nga trajneri i tij personal, Brunon Rrotani, janë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Atletikës që zhvillohet në Skoci.

Dyshja shkodrane, Burraj-Rrotani, janë të vetmit nga atletika shqiptare që konkuron në këtë botëror. Ata kanë mbërritur prej tre ditësh në Gllazgou, qyteti ku zhvillohen garat, ndërkohë që sot Franko do të jetë në garë për disipliën 200 metra.

Me paraqitjen e mirë që bëri pak ditë më parë në Ballkaniadën e Turqisë duke fituar medaljen e bronztë, pritshmëritë e Franko Burrajt, janë të mëdha për të arritur një rezultat pozitiv edhe në Botërorin e Skocisë, ku ndër të tjera është i vlefshëm edhe për plotësimin e normës së pjesëmarrjes në Olimpiadë.

Suksese Franko!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img