U mbaj enigmë, dhe vetëm pak minuta më parë është përcaktuar emri që do të gjykojë finalen e 73-të të Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo. Kështu, në bazë të vendimit të marrë nga sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, do të jetë lezhjani Eldorjan Hamiti, ai që do të gjykojnë sfidën finale të Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo.
Ndihmës të tij do të jenë Erind Burgu dhe Xhuljo Mani, ndërsa arbitër i katërt, Florjan Lata.
Në sistemi VAR do të jetë Juxhin Xhaja dhe AVAR: Kreshnik Barjamaj. Ndërkohë, delegat është Marjus Sulejmani dhe vëzhgues, Albano Janku.
Fatos LAMAJ