Patike OHS Shop-Vllaznia Futsal 0-2(Shënues: Çardaku, Gjoklaj)
Vllaznia në futsal është kualifikuar në turin e dytë të Turneut Ndërkombëtar “Ulqini Open 2026”.
Një gjë e tillë është arritur mbrëmjen e sotme pas fitores ndaj ekipit Patike OHS SHOP me rezultatin 0 me 2
Fitore kjo e arritur përmes dy golave me autor Mateo Çardakun dhe Besfort Gjoklaj, sfidë kjo e luajtur në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqinit. Një luftë shumë e fortë sportive dhe me shumë rivalitet në pjesën e parë, por që asnjëra prej skuadrave nuk arrin të shënojë duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë, 0-0. Ndërkohë, në 20 minutat e pjesës së dytë vijnë dy golat spektakularë me protoganist Mateo Çardakun dhe Besfort Gjoklaj që vulosin fitoren e ndeshjes 2 me 0.
Kjo ishte ndeshja e tretë për ekipin e drejtuar nga Arben Xhaferi, me protagonist në fushën e lojës, kapitenin Alsid Tafili, Fatos Behari, Maldin Tafa, Harald Jahaj, Joald Ivziku, Mateo Çardaku, Ari Djepaxhia, Harald Jahaj, Sajmir Hyseni, Denis Çokaj, Rei Boshti, Semir Gokaj, me mbështetjen e presidentit Fisnik Barbullushi.
Sfida e parë barazim 4 me 4 ndaj Ballkan Eagle, humbje 2-0 me ekipin Zogaj dhe fitorja e mbrëmjes së sotme me Patike OHS SHOP duke e çuar Vllazninë në kuotën e katër pikëve.
Për të shkuar në turin tjetër, realisht, Vllaznisë së futsales i mjaftonte edhe barazimi në sfidën e sotme, por skuadra kuqeblu u shfaq shumë e karikuar dhe e vendosur në fushën e lojës duke arritur ta mbyllte me fitore 2 me 0.
Gaspër MARKU



