Sunday, November 24, 2024

Lamtumirë Emrush Dani! Nderim dhe respekt për kolegun tonë të arbitrimit, i ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare

Lexo

Nga Mhill Shkëmbi(Ish arbiter futbolli-sot Vëzhgues i FSHF-së)

Ishin fillim vitet 70 kur ne, një grup të rinjësh u afruam në kolegjin e arbitravet të futbollit Shkodër.

Në mes arbitravet me shumë emer që ishin aty, të cilët na mbështeten e na mbajten afër, ishte  edhe i ndjeri Emrush Dani. Një njeri dhe arbiter model, i dashur e shumë komunikues, sidomos me ne të rinjt.

Kam shumë kujtime të veçanta me Emrushin. Kena arbitru  së bashku shumë ndeshje, fillimisht shkonim si ansorë me te, pastaj ai vinte me ne si ansorë e na ndihmonte shumë duke na këshilluar e na mbajtur afër. Ishte i drejtpërdrejt e nuk bante tolerim për të padrejten.

Në atë kohë, veç Emrushit kishte shumë kolegë e bashkohës të Tijë, figura të mëdha të arbitrimit Shkodranë e Shqiptarë, si të ndjerët: Bakir Dibra, Adem Halili,Tahir Kalaci, Kol Pogu, Gjon Simoni, Nut Gjyrezi, Xhevdet Cafi, Adem Dani, Shefqet Puka, Mark Luca, Zef Miruku, Qerim Sulejmani, Shuajip Puka, Genc Agolli, Gëzim Voti, Isa Teli e të tjerë.

Emra këto, që sot fatkeqsisht nuk janë mes nesh fizikisht, por që janë e do të jenë në mendjet e zemrat tona. Emrushin e patën deri vonë në kolegjum, e kishim mbështeje i gjithë brezi jonë ku mund të kujtojmë me shumë respekt të ndjerët Leonard Prela e Fejzi Ulqinaku, Musa  Bostani dhe shokët tanë të tjerë që takohemi shpesh e kujtojmë me nostalgji ato kohë të bukura, si Tef Prela, Skender e Ditmar Bilali, Gani Jubica, Guljen Abati, Firdos Nehani, Astrit Isufi, Astrit Dervishi, Prel Mrina, Ndrek Ndoci, Alfred Pavaci, Rrok Nushi, Agim Jahja, Niko Cukua, Bardh Maçi, Ritvan Kraja, Artur Dani, Abdudha Ymeri, Angjelin Prendi, Mehmet Sujovi e shumë e shumë të tjerë, që me siguri kam harruar ndonjë e deri tek brezi i sotëm, ku të gjithë duhet tu jemi mirënjohës paraardhësvet tanë që na lanë emrin dhe traditen e mirëfilltë në fushën e gjykimit.

Por jeta vazhdon, e rëndësishme është që të mos njollosim emrin e mirë që kena si kolegj i Shkodrës nga të parët tanë, duke filluar nga Ndoc Gera e Luigj Shala, Qazim Dervishi, e deri te brezi i sotëm, të cilët duhet të dinë nga vinë, për të synuar të ardhmen në nivele të nalta e mbi të gjitha me ndershmëri. Kjo është ma e rëndësishmja. “Asnjëherë në histori arbitrat e Shkodrës nuk janë akuzuar si të pa ndershëm”, të tillë kanë qënë të gjithë, i tillë ishte edhe Emrushi. Pushosh në paqe miku ynë.

…..

Ish arbitri i futbollit, Emrush Dani(Emrullah Dan Hoxha) u nda nga jeta këtë javë në moshën 85 vjeçare. Redaksia e portalit “Veriu Sport” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes “Dani” për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe komunitetit të arbitrave të futbollit shkodranë për humbjen e kolegut të tyre të nderuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img