Largim emocionues i Igli Tares pas 18 vitesh bashkëpunimi nga Lacio: “Përqafimi juaj, që ishit si një familje për mua”!

Igli Tare i jep lamtumirën pas 18 vitesh klubit të Lacios, një klub ku mbylli karrierën si futbollist dhe nisi atë si drejtues, një klub ku u kthye në një nga emrat më të rëndësishëm të merkatos në Europë.

Në këtë moment të veçantë, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, kontrata e të cilit me bardhekaltrit mbyllet pas pak ditësh, ka zgjedhur të falënderojë të gjithë ata me të cilët ka përjetuar çdo ditë në ambientet e klubit. Jo lojtarët apo stafin teknik, por bashkëpunëtorët e tij në administratë dhe në përditshmërinë e jetës së bardhekaltërve.

Ai ka postuar një foto të të gjithëve bashkë, duke i falënderuar për atë që kishte përjetuar mes tyre.

“Kujtimi më i bukur i 18 viteve të fundit, përqafimi juaj që keni qenë si një familje për mua. Faleminderit të gjithëve”, shkruante Tare në rrjetet sociale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu