Largimi i dytë te Vllaznia. Kuqeblutë mbyllin bashkëpunimin me boshnjakun, Zinedin Mustedanagiç

Te Vllaznia nuk ka vetëm afrime, por edhe largime. Pas largimit të drejtorit sportive, Matko Djarmati, tashmë vjen edhe largimi i dytë zyrtar nga kampi kuqeblu. Themi zyrtar, se përpos boshnjakut Zinedin Mustedanagiç, për të cilin drejtuesit e klubit Vllaznia në orët e mbrëmjes së sotme bënë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit për periudhën në vazhdim, burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se edhe braziliani Viktor Da Silva është i larguar nga Vllaznia.

“KF Vllaznia bën të ditur për të gjithë opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunim me futbollistin Zinedin Mustedanagiç. KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! Thank you Zinedin!”, shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të KF Vllaznia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu